Shtëpi Video Ja çka rrezikoni nëse nuk i ndërroni çdo javë çarçafët

Ja çka rrezikoni nëse nuk i ndërroni çdo javë çarçafët

Shperndaje në Facebook.

1-1038-620x330-1


Kërpudha, baktere, sekrecione vaginale, urinë dhe djersë. Janë këto disa nga elementet që shfaqen në çarçaf, nëse ata i ndërrojmë shumë rrallë.
Ky fakt konfirmohet nga, Philip Tierno i New York University School of Medicine. Siç raporton “Metro”, bazuar në një studim të kryer, është e domosdoshme që çarçafët të ndërrohen së paku një herë në javë.
Në rast të kundërt, rrezikojmë të flemë mbi një “mal me ndotje” të prodhuara nga çdo lloj sekrecioni trupit.
Nëse çarçafët nuk ndërrohen rregullisht, në krevat shkarkohen çdo vit rreth 100 litra djersë, si dhe ndotje të ndryshme. Për të shmangur alergjitë Tierno, këshillon që të lahen çarçafët çdo shtatë ditë, pasi në të kundërt sekrecionet e akumuluara pas dy javësh nisin të theksohen dhe kthehen problematike.