Shtëpi Lajme Ja kundërshtarët e frikshëm të Kukësit në Champions League

Ja kundërshtarët e frikshëm të Kukësit në Champions League

Shperndaje në Facebook.

Pas triumfit historik në Superligën Shqiptare, Kukësi do të nisë një aventurë të re në Champions League.

Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka pritet të ketë kundërshtarë të nivelit shumë të lartë në “Play-Offin” e kompeticionit më të rëndësishëm evropian.

Celtic, kampione e Skocisë, apo ndoshta edhe austriakët e Salzburg, danezët e Copenhagen dhe bullgarët e Ludogorets. Këta janë vetëm disa prej rivalëve që Kukësi pritet të ketë përballë në turin e dytë kualifikues të Champions League.

Kukësi penalizohet nga koeficienti i ulët 4.550, sipas përllogaritjeve të UEFA-s për klube dhe aktualisht pozicionohet në vendin e 21-të, nga 29 skuadra që hyjnë në këtë fazë, të cilave u shtohen edhe 5 ekipet e kualifikuara nga turi i parë.