Shtëpi Video Ja pesë simptomat që ju dërgon trupi një muaj para sulmit në...

Ja pesë simptomat që ju dërgon trupi një muaj para sulmit në zemër

Shperndaje në Facebook.

Ataku kardiak shfaqet zakonisht kur bllokohen enët e gjakut, ndërsa shenjat paralajmëruese paraqiten disa javë para se të ndodhin.

Arteriet janë ato që mbartin gjakun e pasur me oksigjen në zemër dhe kur ato bllokohen, muskujt e zemrës privohen nga paisja me oksigjen dhe zemra humbet funksionin e duhur.

Ka një listë të gjatë të faktorëve që kontribuojnë në këtë gjendje të rrezikshme për jetën, por ndër më kryesoret mund të përmendim zakonet e këqija të të ushqyerit, pasiviteti, duhanpirja, nivelet e larta të kolesterolit, dhjamosja e zemrës etj.

Zakonisht sulmet e zemrës japin shenja paralajmëruese disa javë para se të ndodhin.

Edhe pse ato mund të duken të parëndësishme, në fakt mund të paralajmërojnë për dështim të zemrës.

Ja disa nga këto simptoma:

-Dhimbje gjoksi
-Dhimbje shpine
-Dhimbje në krahun e majtë
-Siklet në nofull
-Lodhje kronike

Sigurisht që këto shenja mund të paralajmërojnë edhe për ndonjë sëmundje tjetër, por është e rëndësishme që mos t’i mënjanoni asnjëherë dhe të konsultoheni me mjekun.

maxresdefault-14-780x439