Shtëpi Kuriozitete Ja pse duhet të mbani hudhër poshtë jastëkut

Ja pse duhet të mbani hudhër poshtë jastëkut

Shperndaje në Facebook.

Gjumi është një ndër momentet më të rëndësishme në ciklin 24 orësh të ditës së një njeriu. Për këtë arsye përpiqeni ta bëni sa më të këndshëm ambientin ku flini, i kushtoni rënësi ndërrimit të shtrojës, ajrosjes së dhomës, përzgjedhjes së një dysheku komod etj, por jo gjithmonë flini mirë.

Mund t’ju tingëllojë një ide e çmendur, duke patur parasysh aromën e saj karakteristike, por hudhra ju ndihmon që të flini sa më mirë. Nuk duhet ta hani pak para se sa të shtriheni apo të çoheni në mes të natës për ta përtypur, mjafton të vendosni një kokërr hudhër poshtë jastëkut dhe ndryshimi do vihet re menjëherë. Ky truk ju ndihmon të flini më qetë dhe çliron muskujt, gjithçka falë përqëndrimit të madh të zinkut që bashkë me allicilinën i japin aromën karakteritike hudhrës.

Hudhra poshtë jastëkut ndihmon gjithashtu në neutralizimin e gërhitjes, aromës së keqe të gojës dhe djeristjes së tepërt. Sipas mjekësisë së lashte kineze, ndihmon gjithashtu në çlirimin e energjisë nergative. Përdorimet e hudhrës njihen prej më shumë se 5 mijë vjetësh, por nuk është kurrë vonë për t’u njohur me to.

Hudhra përbëhet nga substanca azotike, sodium, kalium, selen, kalcium, magnez, acid sulfurik dhe fosforik, vitamina C, D, B dhe vajra të domosdoshme. Ajo përmban më shumë se 400 përbërës mineralë të ndryshëm, duke përfshirë këtu edhe antioksidues, të cilët gëzojnë një sërë vetish pozitive terapeutike. Hudhra është një antibiotik natyral që shkatërron një numër të madh bakteresh. Për këtë arsye përdoret shumë në mjekësinë popullore për shërimin e disa sëmundjeve.