Shtëpi Video Ja pse nuk duhet t’i përdorim telefonat dhe tabletat në shtrat

Ja pse nuk duhet t’i përdorim telefonat dhe tabletat në shtrat

Shperndaje në Facebook.

drita-blu-e-pajisjeve-elektronike-1

Jemi duke jetuar në një botë të obsesionuar me teknologji dhe çdo ditë e dëgjojmë shprehjen: mbajini telefonat larg, sidomos kur flini.

Të gjithë  dimë se është një shprehi e keqe të flemë me telefon në dorë, dhe tani edhe shkenca e ka vërtetuar një gjë të tillë.

Drita e telefonit të mençur ua shkatërron gjumin

Përderisa telefonin gjatë ditës mund ta përdorni pa problem dhe drita është krejtësisht normale, natën efekti i saj është tjetër. Pasi drita e kaltër është e projektuar që ta “imitojë” diellin, truri hutohet dhe ndalon së prodhuari megatonin, një hormon shumë i rëndësishëm që e bën trupin të flejë.

Drita e kaltër gjatë natës ua dëmton shikimin

Telefonat e mençur nuk e kanë potencialin t’ua shkatërrojnë vetëm gjumin, ata mund t’ua dëmtojnë edhe shikimin. Ekspozimi konstant karshi dritës së kaltër mund t’ua dëmtojë retinën. Sipas “American Macular Degeneration”, retina e syrit pëson dëmtime kur konstant i ekspozohet dritës së telefonit gjatë natës.