Shtëpi ShowBiz Ja pse u largua Florian Binaj nga ‘Portokallia’

Ja pse u largua Florian Binaj nga ‘Portokallia’

Shperndaje në Facebook.

Pak ditë më parë në media u përhap lajmi se Florian Binaj ose i njohur ndryshe si ‘Polici i Portokallisë’ do të largohej nga ky emision, por sot kanë dalë arsyet e vërteta të këtij largimi.
Duket se kushtet e reja të Florit nuk janë përputhur me ato të produksionit dhe këtë e ka vërtetuar mungesa e tij në ambientet e punës.

Florjan Binaj ose siç njihet ndryshe nga të gjithë në si ‘Polici i Portokallisë’, ka qenë një nga aktorët, rolet dhe batutat e së cilit u mbajtën mend ndër vite. I famshëm për personazhin e Kol Frakushës, apo imitimit perfekt të kryeministrit,e deri tek personazhi tipik i ‘Atentateve’, Flori i është bashkuar kastit të tjerë të aktorëve të parë që lanë Portokallinë.

Me ikjen e tij, Portokallia duket se ka humbur stafin e saj të parë, duke kujtuar kështu grupin e famshëm të The SHBLSh-ave me (Ermal Mamaqin, Gentjan Zenelaj dhe Julian Deda), Elvis Pupën, Ervin Bejlerin, Erand Sojlin, Romir Zallën, Bes Kallakun apo dhe vetë moderatorin dhe drejtorin artistik të shumë viteve Agron Llakajn.

Përveç regjisorit Altin Basha i cili ka qenë (dhe vazhdon të jetë) që prej fillimit regjisori i spektaklit humoristik, pothuajse të gjithë ‘pionerët’ e tjerë të Portokallisë, janë larguar duke vazhduar secili në karrierat respektive.