Shtëpi Video Ja sa shpejt vozisin VIP-at tanë (Foto)

Ja sa shpejt vozisin VIP-at tanë (Foto)

Shperndaje në Facebook.

Ja sa shpejt vozisin VIP-at tanë (Foto)

Siç kemi raportuar edhe më herët, shumica e VIP-ave tanë vozisin vetura luksoze e të shtrenjëta,por kur je në një veturë të tillë nuk ke se si mos ta kesh pasion vozitjen.

Magazina.al, ka biseduar me disa nga fytyrat e njohura shqiptare,në lidhje me shpejtësinë e vozitjes.

Disa nga ta janë të vëtëdishëm se çfarë mund të sjell “shkelja e gazit” të tepruar, ndërsa të tjerët nuk e vrasin mendjen për këtë dhe kanë kaluar deri në 300 km në orë.

Sabri Fejzullahu

Këngëtari Sabri Fejzullahu, ka treguar se vozitë duke ju përshtatur rrugës dhe kushteve të vozitjës.

“Veturen e ngase ne kushte normale brenda qytetit e kur te jem ne autostrad natyrisht qe rruga e hapur dhe vazhdoj me shpejtësi”, ka thënë Fejzullahu për Magazina.al

Ai ka treguarr se ka marr edhe gjoba mirpo jo shumë, pasi është i kujdesshëm në timon.

Kaltrina Selimi

LEXO EDHENdahen Tuna dhe Cozman

Të bërit nënë e ka ndryshuar jo vetëm jetën e Kaltrina Selimit, por edhe mënyren se si ajo vozitë.

Kaltrina ka treguar për Magazina.al, se dikur ka vozitë me shpejtësi të madhe, mirpo lindja e fëmijës e ka shtuar kujdesin kur është para timonit.

“Para se të bëhem nënë kam vozitë me shpejtësi kogja te madhe mirëpo tash prej se e kam fëmijën vozis qetë dhe jam tepër e kujdesshme”, ka thënë Kaltrina Selimi.

Leonora Jakupi

Leonora Jakupi nuk është e apasionuar shumë pas shpejtësisë por vetëm me raste nëse ka diçka për ngutë, ajo ka treguar për Magazina.al se edhe pse është e kujdesshme ka marr disa gjoba por jo shumë.

Blero

Blero mund ta marr lirisht “trofeun” e më të shpejtëve të VIP-ave, ai ka treguar se është i dhënë shumë pas shpejtësisë

Knëgëtari është i apasionuar pas shpejtësisë dhe në autostad ka arritur shpejtsinë maksimale deri në 300 km në orë.

Albana Osmani

Moderatorja e Top Channel, Albana Osmani është një “kandidate” e fortë e Bleros, ajo i ka dhënë vetës notën 10 kur bëhet fjalë për vozitje të shpejt, ndërsa ka thënë se sfidon shumë meshkuj në këtë drejtim.

“Për shpejtësi jam full gaz dhe marr notën 10 si femër që jam për mënyren se si ngas makinën.Në një botë tjeter do isha bërë shofere garash Formula 1.Them se sfidoj shumë meshkuj në këtë aspekt” ka thënë moderatorja Osmani për Magazina.al

Sipas saj nuk është shpejtësia , por është instikti, intuita egzaktësia…