Shtëpi Video Ja si duket djaloshi nigerian 8 javë pasi që është shpëtuar (FOTO)

Ja si duket djaloshi nigerian 8 javë pasi që është shpëtuar (FOTO)

Shperndaje në Facebook.


Bamirësja e cila e kishte adoptuar djaloshin tregon se ai ka nevojë për operim, por në përgjithësi ai tani është duke e shijuar jetën.
Vetëm para dy muajve, Hope ishte duke jetuar në rrugët e Nigerisë, i mbushur me krimba, e në prag të vdekjes nga uria pasi që nga komuniteti i tij ishte akuzuar si ‘shtrigan’, transmeton lajmi.net.
Tani, fotografitë e reja të shpërndara nga bamirësja që e ka adoptuar atë tregojnë për transformimin e jashtëzakonshëm të tij për shumë pak javë.
Fotografia e filantropistes Anja Ringgren Loven duke i jap ujë djaloshit të quajtur Hope, ishte shpërndarë në tërë botën kah fundi i muajit janar.
Historia e djaloshit i ka prekur të gjithë dhe tani ai është më mirë se kurrë më parë.
Lajmi.net, i sjell për ju disa fotografi të tij, ku mund të shihni se si duket ai pas 8 jave nga shpëtimi, e që padyshim mund të shihet se është duke e shijuar jetën dhe kjo i gëzon të gjithë.
f1

f2

f3

f4