Shtëpi Video Ja si e rrahu dhe e bëri për spital, ish gruaja e...

Ja si e rrahu dhe e bëri për spital, ish gruaja e të dashurit Françeska Jaçen (Video)

Shperndaje në Facebook.


Vetëm pak ditë më parë Franceska Jace u kthye në protagoniste të një video skandaloze ku shikohej duke dhunuar një tjetër vajzë në një nga dyqanet e Tiranës. Por nuk është sherri i parë ku Françeska e BB përfshihet.

Opinion.al ka siguruar një video ekskluzive ku Françeska është bërë pjesë e dhunës fizike po nga një femër e cila thuhet se është ish gruaja e të dashurit të saj aktual. Shkak për këtë dhune të pashoqe e cila i shkaktoi Françeskës katër të qepura në buzë te Spitali Ushtarak, thuhet se u bënë thasheshemet që ish banorja e Big Brother-it, përhapte shpesh për ish gruan e të dashurit, që ajo e ka prezantuar si biznesmen.

I dashuri kërkoi të ndahej nga Françeska dhe të bashkohej me gruan por kjo e fundit kishte refuzuar. Kaq kishte mjaftuar që Françeska ta merrte nëpër goje, ç’ka ka sjellë edhe reagimin e dhunshëm të ish bashkëshortes, që këtë herë ndryshe nga video kur Françeska shfaqet triumfatore, e ka zënë përfund vajzën e fortë vlonjate..
SA SA