Shtëpi Lajme Ja si ta bëni djalin që ju pëlqen të përkulet para jush

Ja si ta bëni djalin që ju pëlqen të përkulet para jush

Shperndaje në Facebook.

auto_dashuria1463136571

Nuk është e thënë që vetëm djemtë ta bëjnë hapin e parë

Tanimë një djalë ua ka marrë zemrën, por nuk dini si t’i qaseni?! Ne ua ofrojmë dhjetë këshilla.

1. Jini gjithmonë afër tij

Kjo natyrisht nuk d.m.th. se duhet ta përcillni në çdo hap, duke e bërë të mendojë se jeni ndonjë spiun, por d.m.th. që të mundoheni që ai t’ju shohë sa më shpesh. Shëtitni aty ku ai rri me shoqërinë e tij, dilni aty ku ai e pi kafen e tij të preferuar, tentoni që të lidheni “rastësisht” me shoqërinë e tij. Thjesht, jepini shans që t’ju vërejë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

2. Mundohuni që të interesoheni për gjëra të njëjta

Nuk ju themi që ta kopjoni atë, vetëm ta keni parasysh se çka është ajo që i pëlqen atij. Nëse ai preferon sportin, informohuni se cili sport i pëlqen më së shumti, përcillni ekipet për të cilat ai bën tifo. Nëse i pëlqejnë filmat, po ashtu informohuni rreth aktorëve të tij të preferuar. Kështu do të keni më shumë tema për të biseduar.

3. Afrohuni me shoqet e tij

Tentoni që ta gjeni mënyrën që të njoftoheni me ndokënd nga rrethi i shoqërisë së tij. Mos iu tregoni se jeni e dashuruar në shokun e tyre, meqë një gjë e tillë mund të jetë kundërproduktive. Mundohuni që të mblidhni sa më shumë informata rreth tij. Pas disa muajsh mundeni edhe t’iu tregoni se ai ju pëlqen, thjesht sa për ta parë reagimin e tyre.

4. Jini natyrore dhe e relaksuar

Pa marrë parasysh sa përshtypje mund t’iu bëjnë femrat tepër të parfumosura, apo të grimuara, djemtë në fund të fundit do ta preferojnë më shumë lidhjen me ndonjë vajzë natyrore, të relaksuar. Kjo nuk d.m.th. se nuk duhet të përkujdeseni për pamjen tuaj. Përkundrazi. Duhet gjithmonë të jeni e pastër dhe e thjeshtë. Kjo do t’ia bëjë atij me dije se keni vetëbesim të lartë dhe se nuk ju vjen turp që të jeni vetvetja.

5. Manifestoni qëndrimet tuaja

Assesi mos u bëni si ato vajzat, të cilave nuk iu dëgjohet zëri në shoqëri. Kur të bisedohet për ndonjë gjë, thojeni mendimin tuaj. Nuk është e thënë që të pajtoheni me turmën, prandaj duhet të jeni e gatshme që ta mbroni mendimin dhe qëndrimin tuaj me argumente. Meshkujve iu pëlqejnë vajzat e tilla.

6. Silluni si zonjë

Silluni dhe vishuni me dinjitet. Tregojeni atë që ua kanë mësuar prindërit. Respektojeni dhe mbrojeni emrin dhe namin tuaj. Mësoni sesi të silleni në shoqëri. Respektojeni veten dhe silluni si zonjë. Qëllimi juaj është që ai t’ju shohë si një vajzë për të cilën ia vlen që të mundohet, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

7. Bëjeni hapin e parë

Pse jo? Nëse tanimë njiheni, keni njëfarë komunikimi, ftojeni në pije, apo kinema. Kjo nuk është e tmerrshme. Do ta shihni sesi do të reagojë ai dhe do ta dini se ku jeni. Nëse përzgjidhni me kujdes vendin ku do të dilni për herë të parë, ka pak gjasa që t’ju refuzojë.

8. Bëjani me dije se ai ka rëndësi për ju

Djemve iu pëlqen vëmendja. Kur të takoheni, apo dëgjoheni, pyeteni se si e ka kaluar ditën, a është lodhur… Nëse ua beson ndonjë sekret, atëherë dëgjojeni me vëmendje dhe jepjani ndonjë këshillë me vend. Ofroni ndihmë. Le të bindet se mund të llogaritë në ju dhe se nuk do ta zhgënjeni.

9. Luftoni për të

Sado që mund t’ju duket i ftohtë, egos së tij i pëlqen kur sheh se ndokush lufton që ta ketë vëmendjen e tij. Nuk është e thënë që ta luftosh çdo vajzë që i afrohet. Bëjeni këtë në një mënyrë më subtile. Mos harroni se ai do ta vërejë veçantinë tuaj në një det të tërë të femrave të njëjta.

10. Bëhuni kinse jeni vajzë që vështirë bëhet për vete

Djemve iu pëlqen roli i “gjuetarit”, liderit. Ai është personi që pushton. Kur ta vërejë se ju i jeni servuar në pjatë, atëherë ai do ta shtyjë atë pjatë. Atij i pëlqen që të luftojë, të mundohet. Ofrojani këtë mundësi. Me një flirt të butë bëjani me dije se ju pëlqen, por më pas tërhiquni. Aktrojeni vajzën e turpshme dhe jo fort të interesuar. Në vend që ju t’i servoheni atij, më mirë është që ai ta bëjë një gjë të tillë për ju.

(Kosova Sot)