Shtëpi Kuriozitete Ja zëvendësuesi ideal i peshkut

Ja zëvendësuesi ideal i peshkut

Shperndaje në Facebook.

Pulë e freskët që përmban omega-3. Përbërësi i nevojshëm për shëndetin që gjendet te peshku, tashmë në Angli mund të gjendet edhe te disa pula që do të dalin në shitje nga nesër në supermarketet Waitrose. Thuhet se këto pula do të kenë të njëjtin efekt sikur të hash sardele apo salmon, që njihen për përmbajtjen e lartë të omega-3.
Si është e mundur? Pulat janë ushqyer me alga, të cilat kanë shumë omega-3. Edhe pse të ushqyera ndryshe, shija e pulave do të jetë e njëjtë.
Kjo iniciativë ka nisur pasi në Angli nuk konsumohet shumë peshku dhe vaji i tij. Duke e marrë omega-3-shin nga pula, që është mishi më i përdorur në Angli, mendohet se do të ketë pasoja të mira për shëndetin. Profesori Patrick Wall thotë: “Kjo gjë do të revolucionarizojë ushqyerjen. Një produkt që konsumohet çdo ditë po bëhet më i shëndetshëm dhe logjika është që do i bëjë mirë shëndetit të popullatës”.

Provat e para kanë treguar se pas 5 javësh që njerëzit kanë ngrënë këtë pulë të re, niveli i omega-3-shit në gjak është rritur me 12%. Testimet u kryen mbi 30 vullnetarë të shëndetshëm, të cilët konsumuan 3 porcione pulash në javë.
Pulat rriten në një fermë në Irlandën e Veriut, ku ka shumë dritë dielli dhe më shumë hapësirë, duke i lejuar shpendët të kenë një sjellje natyrale.
Professor Chris Elliott, i Universitetit të Belfastit, deklaroi se në Mbretërinë e Bashkuar po shpenzohen 10 miliardë sterlina në vit për problemet me sëmundjet e zemrës dhe të kesh një burim omega-3-shi në dietë ka potencialin t’i ulë këto probleme”.

E mira e këtyre pulave është se bëjnë edhe vezë të pasura me omega-3. Ekspertët e ushqimit thonë se njeriu duhet të konsumojë të paktën një porcion vaj peshku në javë./shije.al