Shtëpi Video Jepet alarmi / Lufta e III Botërore po vjen, do jetë vdekjeprurëse...

Jepet alarmi / Lufta e III Botërore po vjen, do jetë vdekjeprurëse dhe e shpejtë

Shperndaje në Facebook.


Drejtuesit e ushtrisë amerikane kanë pranuar se Lufta e III Botërore do të ndodhë shumë shpejt dhe do të jetë “jashtëzakonisht vdekjeprurëse dhe e shpejtë”.
Major William Hix tha se një konflikt global i në të ardhmen e afërt do të jetë tejet vdekjeprurës, i shkurtër dhe Shtetet e Bashkuara të vetme nuk do të kenë në dorë mbylljen e tij.
Ai shtoi gjithashtu se janë pikërisht këto shtete, pra Rusia dhe Kina, që përbëjnë rrezikun më të madh për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas gjeneralëve dhe figurave të tjera kryesore të ushtrisë amerikane, të cilët kanë bërë të ditur parashikimet e tyre për konfliktet botërore, kanë thënë se Kina dhe Rusia janë dy shtete që kanë zhvilluar së tepërmi ushtritë e tyre, duke përdorur edhe teknologji të reja.
Gjeneralët amerikanë japin alarmin se Lufta e III Botërore është e pashmangshme dhe do të vijë shumë shpejt. /albeu.com/

screenshot_19