Shtëpi Lajme Juventusi kërkon dyshen e PSG-së (Foto)

Juventusi kërkon dyshen e PSG-së (Foto)

Shperndaje në Facebook.


Juve është duke menduar seriozisht t’i transferojë në Torino Matuidin dhe Aurierin
Juventusi ka pyetur Paris Saint-Germainin për Blaise Matuidin dhe Serge Aurierin, raporton Sky Sport Italia, transmeton Gazeta Express.

Juve është lidhur me Matuidin që nga janari, madje edhe ishin afër marrëveshjes.

Francezi shihet si kandidati potencial për mesfushën e Juves, pasi Sevilla refuzon të ulë çmimin e Steven N’Zonzi, që kërkon 40 milionë euro.

Juve e dëshiron edhe 24 vjeçarin, mbrojtësin Aurier. “Zonja e Vjetër” është duke kërkuar edhe Danilon e Real Madridi dhe duket se njëri nga dy lojtarët në fjalë do të përfundojë në Torino, për të zëvendësuar të larguarin, Dani Alves. /Express/