Shtëpi Kuriozitete Kafshë të rralla, filmohen momentet fantastike brenda pyjeve të Pukës

Kafshë të rralla, filmohen momentet fantastike brenda pyjeve të Pukës

Shperndaje në Facebook.

Organizata për mbrojtjen e mjedisit, PPNEA, ka vendosur disa kamera të fshehta brenda në pyllin e Pukës ku janë filmuar pamje fantastike.

“Kontrolli i parë i kamerave-kurth na surprizoi me disa foto të mrekullueshme të Rrëqebullit të Ballkanit, – njoftoi sot PPNEA, – një nënlloj i rrezikuar në mënyrë kritike. Fotografimi i rrëqebullit të Ballkanit dhe llojeve të tjera, si ariu i murrmë, ujku, dhelpra, lepuri dhe baldosa theksojnë edhe njëherë biodiversitetin e pasur të rajonit Pukë-Mirditë.

Jemi të lumtur të ndajmë me ju rezultatet e para të sezonit të monitorimit dimër-pranverë 2017”, – shkruhet në faqen e PPNEA-s.