Kanceri në mushkëri, ja 6 shenjat e hershme që duhet t’i dini

Kanceri në mushkëri, ja 6 shenjat e hershme që duhet t’i dini

Shperndaje në Facebook.


Kanceri i mushkërive është një nga llojet më të përhapura të kancerit që prek rreth 402.326 amerikanë. Ky lloj kanceri ka norma shumë të larta vdekshëmrie, rreth 27% e të gjitha vdekjeve vijnë si pasojë e kancerit të mushkërive.
Ashtu si çdo lloj kanceri tjetër, zbulimi në faza të hershme të tij është thelbësor për një trajtim të suksesshëm.
Ja disa nga simptomat e para që mund të tregojnë shfaqjen e këtij lloj kanceri:
1 – Kollë e vazhdueshme:
Kolla e vazhdueshme, intensive që zgjat për më shumë se 2 javë dhe nuk përmirësohet aspak mund të tregojë për një tumor të mundshëm në mushkëri.
2 – Ndryshimet në kollë:
Ndryshimet në zë, kollë që bëhen të dhimbshme kërkojnë kujdes mjekësor.
3 – Gjakderdhja
Gjakderdhja gjatë kollitjes është gjithashtu një shenjë paralajmëruese.
4- Vështirësi në frymëmarrje:
Gulçimi ose vështirësitë në frymëmarrje janë një shenjë që tregojnë për kancer mushkërish gjithashtu. Kjo ndodh për shkakun se tumoret e mushkërive zvogëlojnë qarkullimin e ajrit në rrugët e frymëmarrjes, ose çojnë në akumulimin e lëngjeve rreth mushkërive.
5 – Dhimbje gjoksi:
Nëse ju shoqërojnë për një kohë të gjatë dhimbjet e gjoksit, kolla e vazhdueshme dhe me intensitet të lartë dhe dhimbja në pjesën e pasme, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun.
6 – Rënia në peshë në mënyrë të pashpjegueshme:
Rënia në peshë në mënyrë jo normale dhe të pashpjegueshme është një nga shenjat që tregon thuajse për të gjitha llojet e kancerit.

Lexo edhe  Shikoni si ndalon zemra kur vdes njeriu (Video)