Shtëpi Kuriozitete Kapele dhe shami në të njëjtën kohë? Rihanna mundet

Kapele dhe shami në të njëjtën kohë? Rihanna mundet

Shperndaje në Facebook.

Rihanna nuk është vetëm një makineri që prodhon hit-e, por edhe një femër që jo vetëm nuk ngurron të provojë të gjitha tendencat e fundit, por edhe të kombinojë veshje sipas dëshirës së saj.
Ka raste që nëse nuk gjen një tendencë t’i pëlqejë, e krijon vetë, ashtu si puffer jackets nga të cilat nuk u nda për asnjë moment gjatë dimrit. Sepse Rihanna është Rihanna.

Në një dalje të saj ditët e fundit në New York kishte veshur total denim me një bluzë të bardhë. Ndërsa këpucë kishte zgjedhur Fenty x Puma që i ka kriuar vetë. Deri këtu gjithçka ok. Por kur i ngritëm sytë më lart dhe pamë çfarë kishte në kokë, atëherë e vërtetuam se ishim duke parë vërtet Rihanna-n.

RiRi mbante veshur një kapelë baseball-i nga brand-i urban Supreme dhe sipër saj kishte lidhur një shami prej metaksi!


Për të mos o marrë era kapelen? Për të krijuar një fashion statement të ri?

Asnjë nuk e morri vesh të vërtetën, por ç’rëndësi ka…/revistaclass.al