Shtëpi Video Kastro Zizo: Humbja e nënës, thikë në zemër. Lotët e mi tu...

Kastro Zizo: Humbja e nënës, thikë në zemër. Lotët e mi tu bëfshin lumturi në parajsë

Shperndaje në Facebook.

kastro-zizo


Kastro Zizo po përjeton me dhimbje humbjen e nënës së tij, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme.
Në një status në profilin e tij në Facebook, Kastro Zizo i ka kushtuar disa fjalë prekëse, pasi e ka përcjell në banesën e fundit.

Ai ka falënderuar të gjithë miqtë dhe shokët, që në këto momente të vështira të jetës, e kanë ngushëlluar dhe i kanë qëndruar pranë.

“Miq, të dashur, shokët e mi…ju falenderoj nga zemra për çdo ngushëllim tuajin. Më lehtësuat dhimbjen e madhe. Jua shpërblefsha në të mira dhe gëzime. Humbja e nënës është thikë në zemër por njeriu duhet të bëhet i fortë dhe të vazhdojë jetën duke e kujtuar dhe adhuruar përjetë. Një falenderim i veçantë i shkon shokëve të mi të ngushtë që mu gjindën si vëllezër gjaku. Nëna ime do të dua përjetë. Lotët e mi tu bëfshin lumturi në parajsë. Do më mungosh shumë…”, shkruan Kastro Zizo.
capture_1459363114-8237488