Shtëpi ShowBiz Kei e BB9: Ju rrëfej marrëdhënien me Vivin dhe vajzën që putha...

Kei e BB9: Ju rrëfej marrëdhënien me Vivin dhe vajzën që putha në park!

Shperndaje në Facebook.

Një video e publikuar pak ditë më parë, ku ish-konkurrentja e “Big Brother”, Kei, shfaqej duke u puthur me një vajzë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Në fakt, Kei hyri në shtëpinë më të vëzhguar në Shqipëri me partneren e saj Vivin me të cilën u përpoq edhe të forconte raportin në “Big Brother”.

Por tashmë siç komentohej video, gjërat kishin ndryshuar dhe Kei kishte nisur një lidhje të re. Por sa reale është kjo romancë dhe çfarë ka ndodhur mes saj dhe Vivit? Kei i shpjegon për “Bluetooth”, teksa ka rrëfyer edhe se cila ishte vajza që po puthte.

“Nuk ka lidhje, unë nuk kam reaguar qëllimisht, sepse mendoj se nuk ka kuptim. Ajo është thjesht një shoqe, por nuk kemi asgjë bashkë”. Më tej, ish-banorja e “Big Brother”, e cila zbuloi publikisht prirjet e saj homoseksuale ka treguar se nëse do kishte një lidhje të re do ta thoshte, ashtu siç ka treguar edhe detaje të tjera të jetës së saj.

“Ju e dini që unë nuk kam turp ta them nëse do kishte diçka. Nuk jam tip i turpshëm, e keni vënë re besoj (qesh)”. Por si vazhdon sot marrëdhënia e saj me Vivin, vajzën me të cilën u fut çift në “Big Brother”? “Kemi komunikim çdo ditë, takohemi, jemi mikesha, por lidhja nuk vazhdon më”, ka thënë Kei. Ish-banorja e “Big Brother” ka zbuluar gjithashtu edhe arsyet pse i kanë dhënë fund raportit të tyre, duke u shprehur se të dyja kishin nevojë për kohë dhe hapësirë.

“Sa i takon të qenit bashkë e kemi mbyllur. Unë të paktën e kam mbyllur për vete. Edhe duhet të reflektojmë pak”, thotë Kei. Ish-banorja e “Big Brother” shpjegon se largësia i bën mirë edhe Vivit, meqë kjo e fundit është shumë e përfshirë emocionalisht. “Ajo është shumë e implikuar me mua dhe unë i bëj keq në një farë mënyre sepse e bllokoj nga ana emocionale”, përfundoi ish-banorja.