Shtëpi Video Kënga gjermane kundër Erdoganit shkakton reagim diplomatik në Ankara (Video)

Kënga gjermane kundër Erdoganit shkakton reagim diplomatik në Ankara (Video)

Shperndaje në Facebook.

erdogan

Një këngë në Gjermani e titulluar “Erdowie, Erdowo, Erdogan” shkaktoi jo pak reagime në shtetin turk, aq sa u thirr për shpjegime edhe ambasadori gjerman në Ankara. Kënga prej dy minutave u transmetua në një televizion gjerman.
“Ne thirrëm ambasadorin javën e kaluar për t’i komunikuar protestën tonë për transmetimin e këngës, duke e dënuar atë”, i tha një burim AFP-së. “Ne kërkojmë që kënga të hiqet nga transmetimi”, shtoi burimi.
Televizioni publik gjerman NDR ka transmetuar këngën më 17 mars, duke përqeshur presidentin turk për shpenzimet e tepruara, si dhe shtypjen e lirisë së medias.
“Një gazetar që shkruan diçka që Erdogan nuk e pëlqen / Ai nesër është në burg”, shkruhet në tekstin e këngës.
“Ai i urren kurdët si murtaja/ ai preferon për t’i bombarduar ata më shumë se vëllezërit e tij fetarë nga Shteti Islamik”.
Kënga që mund ta ndiqni më poshtë është kënduar nga një yll gjerman i popit Nena, që u bë i famshëm për një këngë në vitin 1984.
Në një foto satirike të botuar në Twitter, Erdogan paraqitet duke shërbyer ushqim, duke e cilësuar si “punonjësi i muajit”.
Redaktori i përgjithshëm i televizionit NDR, Andreas Cichowicz, tha se protesta diplomatike e Turqisë “nuk ishte në përputhje me të kuptuarin tonë të lirisë së shtypit dhe lirisë së fjalës”.