Shtëpi Video Keni një vrimë të tillë tek veshi juaj? Ja çfarë do të...

Keni një vrimë të tillë tek veshi juaj? Ja çfarë do të thotë

Shperndaje në Facebook.

Një përqindje shumë e vogël e njerëzve, janë të lindur me një vrimë të vogël mbi veshin e tyre.

Ata nuk janë aspak të çuditshëm, apo të “huaj”. Përkundrazi, ata janë një segment i vogël i popullsisë që janë të lindur me diçka të quajtur, “sinus preauricular”, që karakterizohet me gyp kongjenitale të dëgjuarit, apo siç është vrima si në foto.

Image

Në Mbretërinë e Bashkuar, më pak se 1 për qind e njerëzve kanë diçka të tillë. Në SHBA, frekuenca është më e ulët dhe në Azi e në një pjesë të Afrikës, mund të ndikohet me katër në dhjetë për qind e njerëzve.

“Sinus preauricular” është teknikisht një defekt i trashëguar i lindjes, që është dokumentuar për herë të parë nga një shkencëtar i quajtur Van Heusinger në 1864.

Vrima e tillë nuk është asgjë për t’u shqetësuar, ajo mund të jetë e lidhur me disa gjëra të tjera, por nuk ka tendencë të shkaktojë probleme. Në disa raste vrima mund të infektohet por ajo mund të trajtohet me antibiotikë të lehtë.