Shtëpi Video Kërkohen të punësohen ninxha, paga 1600 dollarë!

Kërkohen të punësohen ninxha, paga 1600 dollarë!

Shperndaje në Facebook.


Gjashtë persona me fat së shpejti do të mund ta shtojnë përvojën si ninxha në biografitë e tyre profesionale.
BBC lajmëron se Japonia do të punësojë gjashtë ninxha me orar të plotë të punës me qëllim që të promovohet turizmi në rajon.

Sipas shpalljes për punë, ninxhat do të fitojnë 1.600 dollarë në muaj për të performuar në skenë dhe për tu shfaqur në radio dhe televizor.

Aftësitë që kërkohen janë lëvizjet specifike për ninxhat.

Posteri për këtë shpallje thotë që kandidati ideal duhet të “kënaqen nën reflektorë edhe pse është ninxha i fshehur”.

Do të sigurohet trajnim shtesë si p.sh për betejë me shpata.

Në shpalljen nuk kërkohen vetëm shtetas japonez.

Grupi do të ketë performanca në gjuhën japoneze dhe angleze, kështu që secili që di anglisht, dhe ëndërron të bëhet ninxha, mund të aplikojë.

Aplikimet janë të hapura deri më 22 prill.
2