Shtëpi Video “Këta engjëj që qeshin edhe në qeli janë fytyra e Partisë Demokratike”

“Këta engjëj që qeshin edhe në qeli janë fytyra e Partisë Demokratike”

Shperndaje në Facebook.

Menjëherë pas lirimit të protestuesve të arrestuar gjatë protestës me një status në Facebook ka reaguar ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Deputetja e PD-së ka shprehur vlerësime të larta për të rinjtë që sipas saj, u vunë padrejtësisht në pranga, në të drejtën e tyre për të protestuar. Ajo i ka falenderuar duke i quajtur fytyra e Partisë Demokratike.

Ja statusi i plotë i saj në Facebook

“Shikojini keto te rinj;

Grigelsi, Franci, Erjoni, Jurgeni,Indriti, Geraldi, Silvio, Arlind, Klejdi Soven etj)

Jane te rinj te mrekullueshem, te sjellshem , te edukuar, si artista! Kane marre pjese ne proteste dhe jane prej disa ditesh ne qeli!

Ne nje vend demokratik , protesta eshte nje e drejte themelore; por ketu te cojne pas hekurave.

Por ato prap te qeshur dhe te embel si engjej jane , edhe pas hekurave!

Ato jane shpirti i shpreses te te rinjve shqiptare!

Ato jane fetyra e PD! Ato jane idealiste, larg cdo llogarie politike !

Per te tille te rinj ka nevoje Pd !

Bashke me to ishin dhe 10 demokrate te tjere .

Të arrestuarit nga policia për të cilët gjykata vendosi ‘detyrim paraqitje’:”

1. Grigels Muçollari

2. Indrit Hoxha

3. Erjon Dizdari

4. Franci Doka

5. Gerald Metko

6. Silvio Sheme

7. Jurgen Kupi

12928421_981950748520996_7434027218105751805_n