Shtëpi Lajme Këta janë dy të rinjtë kosovarë që kanë vdekur dje në aksidentin...

Këta janë dy të rinjtë kosovarë që kanë vdekur dje në aksidentin në Itali (FOTO)

Shperndaje në Facebook.

Dy të rinj shqiptarë humbën jetën në Itali pas një aksidenti të rëndë automobilistik. Dy të rinjtë shqiptarë janë Amir Muslija dhe Ysin Braha, shokë të ngushtë.

Dy të rinjtë nga Kosova, kishin nisur të punonin në një hotel, pasi kishin përfunduar shkollën.

Mësohet se djemtë kishin kaluar një natë jashtë, në një prej diskove të Firenzes dhe ishin duke u kthyer në shtëpi, në momentin e aksidentit. Amir ishte në drejtimin e Audit, përbri tij ndodhej një 27-vjeçar, edhe ai nga Kosova, i cili ngeli i plagosur, ndërsa pas ndodhej Yasini. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 5:30 të mëngjesit, në rrugën Siena Bettolle.

27-vjeçari, i vetmi i mbijetuar ka arritur të dalë jashtë makinës, ndërsa dy të tjerët ngecin brenda makinës që u shkatërrua.