Shtëpi Video “Kiamet” në Arabinë Saudite! (Video)

“Kiamet” në Arabinë Saudite! (Video)

Shperndaje në Facebook.

auto-kijameti-e1460546592928-780x4391460548733_1460549410-4285791

Në kryeqytetin saudit Riad, rrugët e të cilit janë përmbytur për shkak të stuhive të pazakonshme dhe të rënda, sot ekziston një kaos në trafik, ndërsa shkollat janë mbyllur, njoftojnë mediat vendase.
Stuhia, e cila ka ndodhur mbrëmë në orë e pikut të komunikacionit, ka vazhduar deri më sot në mëngjes, por disa rrugë ende janë të përmbytura plotësisht.
Autoritetet e qytetit të Riadit kanë vënë në zbatim një plan emergjence, në mënyrë që të përballen me pasojat e përmbytjeve, ka thënë zëdhënësi i administratës së qytetit, Mohamed al-Švajman.
Sipas medieve të huaja, autoritetet gjithashtu u kanë bërë thirrje qytetarëve që mos të frekuentojnë pjesët e përmbytura”, në mënyrë që shmangin rrezikun për jetët e tyre.