Shtëpi Shëndetësi Kjo sëmundje po vret shqiptarët

Kjo sëmundje po vret shqiptarët

Shperndaje në Facebook.

Sëmundja e depresionit në shoqërinë shqiptare është në nivele shumë të larta. 1 në 4 të moshuar vuajnë nga depresioni, ndërsa tek të rinjtë e moshës 15 deri 30 vjeç, kjo sëmundje është një nga shkaktaret kryesor të vdekjeve nga vetëvrasjet.

Në ditën botërore të shëndetit, ku në fokus edhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë është depresioni, specialistet tregojnë se femrat janë më të prekurat, raporton Vizion +.

Problem sipas mjekëve është fshehja e sëmundjes për shkak turpit nga shoqëria.

Mjeket bëjnë apel për personat që kanë shenjat e depresionit t’i drejtohen specialistit. Ndërsa farmacitë të mos lëshojnë qetësues pa recete, pasi kategoria e prekur ka krijuar varësi prej tyre.

Pagjumësia e zgjatur, lodhja, shpërqendrimi, stresi dhe ankthi janë disa nga shenjat e depresionit. Mos kurimi i tij çon në rendimin e shëndetit mendor, deri në vetëvrasje.