Shtëpi Lajme Konfirmohet gjithçka, Coutinho dhe Dembele janë të Barcelonës

Konfirmohet gjithçka, Coutinho dhe Dembele janë të Barcelonës

Shperndaje në Facebook.


“Marrëveshjet me Coutinhon dhe Dembelen janë drejt përfundimit”, thotë menaxheri gjeneral i klubit spanjoll, Pep Segura.
Barcelona është shumë afër që të bëjë dy goditje të mëdha në afatin kalimtar të verës, duke transferuar Philippe Coutinhon dhe Ousmane Dembelen, konfirmon menaxheri gjeneral i klubit spanjoll, Pep Segura, transmeton Gazeta Express.

Blaugranat i kanë identifikuar Coutinhon dhe Dembelen si dy lojtarë shumë të rëndësishëm për ekipin, pas largimit të Neymarit për 222 milionë te Paris Saint Germain,

“Coutinho dhe Dembele që të dy janë shumë afër. Shpresojmë që ata të veshin fanellën e Barcelonës. Edhe përkundër se marrëveshjet janë afër për t’u arritur, nuk mund të them asgjë. E dimë se kemi nevojë të ndihmojmë ekipin me përforcime dhe atë po bëjmë”, deklaroi Segura. /Gazeta Express/