Shtëpi Video Krejtësisht e vetme në natën e Vitit të Ri (Video)

Krejtësisht e vetme në natën e Vitit të Ri (Video)

Shperndaje në Facebook.


Thuhet se vetmia është armiku i jetës, nevoja për të pasur dikon afër është e domosdoshme dhe njerëzore sidomos për një person të moshuar. Kjo nevojë shfaqët fuqishëm sidomos në rast festash.
Zyrija është mbi 80 vjeç nga fshati Mirosalë e Ferizajt dhe jeton e vetme. Ajo nuk ka fëmijë edhe burri i ka vdek para 2 viteve. Në kohën kur ekipi i lajmi.net e vizitoi ajo nuk kishte as bukë për të ngrënë, duke qëndruar e shtrirë mundohet të luftojë me vetmi. Kur trokitëm në derë Zyrija u gëzua pas mas sa që tha “Lumja unë që trokiti në dikush në derë”.
Plaka
Fati nuk deshi që ajo të ketë një familje heshtja mbretëronte, në shtëpinë e saj nuk kishte as tv e as radio. Zyrija tregon se ka rritur një vajzë e cila është martuar dhe ka krijuar familjen e saj dhe, interesohet herë pas here për të. Por në shumicën e kohës ajo qëndron e vetme në shtëpi.
Plaka5
Edhe gjendja shëndetësore e Zyrijës nuk është edhe shumë e mirë. Ajo tregonte që edhe këmbët kanë filluar t’i dhëmbin shumë. Por edhe frymë merrte me vështirësi. Ajo tregonte se edhe barna nuk po ka mundësi me i ble.
Plaka3
Nata e ndërrimit të motmotëve pritet me shumë gëzim në çdo familje. Por për Zyrinë kjo natë do të jetë e njëjtë si të tjerat. Ajo shpresonte që nipat do të vinë ta marrin sonte, “Po presë më kanë than që vinë e me um marr. Ta shoh ndoshta vinë”, tha Zyrija.
Plaka4
Vetmia është një ndjenjë e fuqishme dhe është shumë e dhimbshme. Në pyetjen tonë se si e kalon natën? Ajo thotë; “e kamë zotin me vete”. /lajmi.net
Plaka2-650x358