Kubrick tri ditë para vdekjes e pranon: Mashtrimi për ulje në Hënë...

Kubrick tri ditë para vdekjes e pranon: Mashtrimi për ulje në Hënë është kryevepër e imja! (Video)

Shperndaje në Facebook.



Vetëm tri ditë para se Stanly Kubrick të ndërronte jetë në mars të vitit 1999, regjisori T. Patrick e kishte intervistuar, kurse tani në këtë interviste është zbuluar se fluturimi në Hënë ka qenë një gënjeshtër. Kështu të paktën thuhet në video intervistën e realizuar me burrin që i ngjan shumë Kubrick-ut, por që është shpërndarë me shpejtësi nëpër rrjete sociale.
Gjatë intervistës me Kubrick (ose njeriun që i ngjan atij), flet për atë se si ishte ngarkuar me punë, rreziqe dhe dëmshpërblime, por që vetëm gjatë viteve të fundit kishte filluar ta hajë përbrenda, transmeton lajmi.net.
Ai ka pranuar se e kishte realizuar një film me të cilin kishte mashtruar publikun amerikan, së bashku me qeverinë amerikane dhe NASA, duke bërë regjinë rreth kinse uljes në Hënë.
Ai gjithashtu ka pranuar se asgjë rreth kësaj nuk ka është e vërtetë, ulja në Hënë ka qenë fiktive.
“Fantazi, jo realitet. A nuk është e rëndësishme që njerëzit ta dinë të vërtetën”, i kishte thënë Kubrick gazetarit.
Sipas tij, ulja në Hënë është dashur të inskenohet vetëm me regji sepse praktikisht është e pamundur të shkohet në Hënë. (lajmi.net)
vetem

Lexo edhe  Tërmeti në Shkup shkaktoi edhe dëme të mëdha në markete dhe qendra tregtare (FOTO)