Shtëpi ShowBiz Kujt po i ngjanë vajza e Albatritit e Egzonës! (Foto)

Kujt po i ngjanë vajza e Albatritit e Egzonës! (Foto)

Shperndaje në Facebook.


Amelia erdhi në jetë në orët e hershme të së hënës.

Ka sjellë gëzim në familjen e famshme Muqiqi, duke u bërë fëmija i parë në këtë shtëpi.

Egzona Brahimaj dhe Albatrit Muqiqi u bënë prindër për herë të parë, duke u gëzuar fort për ardhjen e vajzës në jetë.

Ata nuk kanë hezituar të bëjnë publike fotografitë e vajzës që nga salla e lindjes e deri te momentet e para të jetës së Amelias.

Në një imazh që Egzona ka publikuar në profilin e saj në Instagram, Amelia shfaqet tejet e ëmbël dhe tashmë ka të qarta vijat e fytyrës.

Ndonëse ende e vogël, në shikim të parë ajo ngjanë më shumë me Egzonën, mirëpo kjo mund të ndryshojë teksa ditët kalojnë e Amelia rritet.