Shtëpi Kuriozitete Kuriozitete që mbase nuk i dinit mbi puthjet

Kuriozitete që mbase nuk i dinit mbi puthjet

Shperndaje në Facebook.

Nder vite janë bere shume studime mbi puthjet për te treguar disa kuriozitete interesante, sa puthje japin gjate jetës tone?

Puthja është një manifestim shume i dukshëm i dashurisë dhe tërheqjes tek njerëzit, ajo mund te jete e tipeve te ndryshme sipas lidhjes, puthje te gjata dhe pasionante, puthje sensuale dhe përfshirëse, por ka dhe puthje vëllazërore, te ëmbla dhe te sapo prekura. Nder vite janë bere shume studime mbi puthjet për te treguar disa kuriozitete interesante, sa puthje japin gjate jetës tone? Çfarë sforco fizike bëjmë për një puthje?

Revista gjermane Bild ka risjelle disa kuriozitete relative për puthjet.

– Kur puthem dike djegim kalori sipas tipit te puthjes, një puthje pasionante harxhon deri ne 15 kalori ne minute, ndërsa një puthje me intensitet te mesëm djeg 2-6 kalori ne minutë.

– Gjate një puthjeje trupi ynë lëviz shume muskuj, 38 muskuj facial dhe 112 muskuj te tjerë. Lëvizja e muskujve facial lejon një stërvitje ideale për te luftuar rrudhat.

– Mesatarisht, puthim rreth 1000.000 here gjate jetës tone, për një total rreth 2 javësh.

– Ekzistojnë app dedikuar puthjeve, nder këtyre Kiss App, aplikacion qe teston aftësitë ne puthje dhe Give a Kiss qe jep këshilla zbavitëse.

– Puthja e pare ne ekranin e madh daton ne vitin 1896 ne filmin The Kiss, ku protagonistet puthen për 30 sekonda.

Për me tepër, Universiteti i Zyrihut ka ndjekur një kërkim sipas te cilit një puthje është një kundër dhimbje shume e mire pasi provokon lëshimin e dopamines dhe endorfines substanca qe minimizojnë ndjeshmërinë e dhembjes, duke ulur dhembjen e kokës dhe duke reduktuar efektet e ankthit. Rezulton se puthja është edhe një antistres natyral, sepse prodhon sasi te mëdha te oksitocines, redukton dhe nivelin e kortizolit ne gjak.

Sipas një kërkimi te bere ne departamentin e sëmundjeve alergjike ne spitalin japonez te Ukitakeda, tregon për efektet e puthjes mbi prodhimin e antikorpeve dhe ne forcimin e sistemit imunitar, si pasoje e kontaktit me pështymën.

Se fundmi, sipas State University te New Yourk dy persona mund te jene ne gjendje te kuptojnë nga puthja e pare tipin e lidhjes qe dëshirojnë te ndërtojnë. 59% e meshkujve dhe 66% e femrave te kampionit te studiuar kane deklaruar se kane ndërprerë menjëherë marrëdhënien si pasoje e puthjes se pare zhgënjyese