Kurvat e PD që ndanë deputetët nga gratë / Murrizi sulmon Genc...

Kurvat e PD që ndanë deputetët nga gratë / Murrizi sulmon Genc Pollon, Boden, Alibeajn dhe ……

Shperndaje në Facebook.

Image kurvat.png

Kreu i Partisë Demokratike në Lushnje, Myslim Murrizi, ka qenë shumë i egër në qendrimet e tij me disa nga drejtuesit e PD-së. Ai thotë se ata që drejtojnë tani PD-në, i ka bërë me lekë Berisha. Pasi u bënë ministra me lekë, ai thotë se ata lanë gratë dhe morën dashnoret.

Sipas Murrizit, nuk mund të drejtojnë partinë dhe bëjnë analiza këta persona.“Politika është vendore, ka thënë Xhefersoni, politika nuk bëhet në kafe. Ata që gjoja marrin vendime sot, nuk i lidh gjë me PD-në.

Pjesa dërrmuese nuk dinë si kërkohet vota. Unë kam qenë deputet në vitin 1997, 16 deputetë kemi qenë në opozitën e atëhershme. Këta që bëjnë sot bërr-bërr, kanë qenë të gjithë refugjatë. Këta që ndajnë gratë dhe marrin dashnore, nuk më bie mendja mua. Këta i mori në qafë Berisha, se i bëri me lekë në pushtet, dhe i lanë të gjithë gratë dhe zunë dashnore. Nuk e keni dëgjuar ju se disa sa u bënë ministra, lanë gratë? Lanë gratë e morën kurvat,” tha Murrizi për gazetën Sot.

Citynews investigoi se kush ishin keta ministra dhe rezulton qe gjate qeverise Berisha te kete vetem dy Ministra te divorcuar Genc Pollo dhe Enkelejd Alibeaj. Pollo per te njejten gje u akuzua pak kohe me pare edhe nga deputeti i dorhequr socialist Arben Ndoka.

Lexo edhe  Aksident në qendër të qytetit, vetura futet brenda shtëpisë

Ne intervisten e tij ai ka sulmuar edhe Boden dhe Imamin, por ne hije pa permendur emra ai ka sulmuar ashper Genc Pollon, ky i fundit se bashku me Enkelejd Alibeajn, kane kerkuar shkarkimin e Murrizit nga kryetar i PD-se ne Lushnje, ku ka nje percarje dhe sakatim te stukturave.

Murrizi ne interviste flet se ka fituar dhjetra mije vota, por ne fakt ai nuk fitoi asnje bashki, ka humbur te gjithe keshillat dhe PD, eshte nen minimumin e saj historik te vitit 1997, diku edhe 18%, dhe kjo eshte arsyeja pse i kerkohet largimi thane burime zyrtare nga PD.

Por askush ende nuk mund te sqaroje se ku qendron inati me Genc Pollon dhe Alibeajn pse kaq i eger ky reagim, thjesht vetem per largimin nga detyra, apo per pislleqe dhe afera korruptive qe Myslym Murrizit i vijne nga koha kur ka qene tatimor, apo deputet, apo ne KLSH………