Shtëpi Video Kush e Vrau Enver Malokun!! Pse po heshtin Komandantet

Kush e Vrau Enver Malokun!! Pse po heshtin Komandantet

Shperndaje në Facebook.


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ish-udhëheqës i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), iu përgjigj deputetes, Doruntina Maloku lidhur me vrasjet politike, duke i thënë se në kohën kur është vrarë babai i saj, Enver Maloku nuk ka ekzistuar SHIK-u.
Ai tha se në atë kohë Kosova ende ka qenë në luftë dhe në Kosovë kanë qenë të pranishme strukturat serbe, ndërsa SHIK-u ende nuk ka qenë i themeluar.
Veseli tha se është hera e fundit që flet për këtë çështje, por sipas tij, nëse dëshirohet qetësi e paqe atëherë duhet ndaluar së manipuluar në emër të organizatave, ndërsa për çdo çështje duhet drejtuar drejtësisë.
Duke folur për vrasjet politike, ai tha se shumë shpejt do të merret vesh kush ka qenë Nazim Bllaca.
“Le të flet edhe Gjykata speciale që shumë shpejt do të kemi këtu dhe për të cilën do të votojë i pari”, tha ai.
Ndryshe, deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Doruntinë Maloku, prej foltores së Kuvendit ka drejtuar akuza në drejtim të ish-Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), dhe ish udhëheqësit të këtij organi, tash kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Ajo iu drejtua Veselit, duke thënë “jeni ju që duhet të jepni përgjegjësi për veprimet e kësaj organizate kriminale (SHIK), mbi të cilin bie dyshimi kryesor për vrasjet politike të kryera pas luftës”.
enver