Shtëpi Lajme Ky është një nga ushqimet që shkakton kancerin më të madh. Ndaloni...

Ky është një nga ushqimet që shkakton kancerin më të madh. Ndaloni së ngrëni menjëherë!

Shperndaje në Facebook.

Kanceri është emri i zakonshëm që përfshin një sërë sëmundjesh të lidhur me një proces të pakontrolluar që vërehet në ndarjen e qelizave. Mund të fillojë në mënyrë të lokalizuar dhe të përhapet në indet e tjera përreth. Kjo çon deri në vdekjen e pacientit nëse nuk kapet që në fazat e hershme.

Njihen më shumë se 200 lloje kanceresh, ku më të zakonshëm janë ai i lëkurës, mushkërive dhe gjirit. Ushqimi është thelbësor në parandalimin e kancerit. Por, një pjesë e tyre janë shumë të rrezikshme për shëndetin.

Hot dog-u është një nga ushqimet më të dashur për një pjesë të madhe njerëzish.

Në Shtetet e Bashkuara më shumë se 7miliardë prej tyre konsumohen çdo verë. Ato u futën fillimisht nga emigrantët gjermanë në shekullin e 19 dhe që atëherë u bënë shumë të njohur.

Megjithatë, ajo që është vërtetuar është fakti që hot dog-u është shumë i rrezikshëm për shëndetin. Prodhohen në mënyrë artificiale dhe nuk përmbajnë asgjë natyrale. Ato janë një përzieje e mishit të derrit, pulës dhe viçit. Në fakt, përgatiten me mbtetjet e këtyre përbërësve, si: koka, këmbët, indet dhe lëkurët e tyre me yndyrë.

Ato përzihen me sasi të mëdha kripe, nitrate dhe kimikate të ngjashme duke dhënë një produkt përfundimtar. Shtohen poashtu aroma të ndryshme .Universiteti i Hawai paraqiti prova ku rezultatet ishin të tmerrshme.

Sipas tyre, konsumimi i këtij produkti rrit rrezikun e shfaqjes së kancerit pankreatik deri në 67 për qind. Përdorimi i nitrateve dhe nitriteve rezultoi të ishte në sasi të mëdha, që janë shumë të rrezikshme për shëndetin.