LAJM TRONDITES per te gjithe SHQIPTARET…Berisha helmoi Rugovën e vrau Azemin, i...

LAJM TRONDITES per te gjithe SHQIPTARET…Berisha helmoi Rugovën e vrau Azemin, i zbuluan dosjen

Shperndaje në Facebook.


TIRANE- Në pjesën e dytë të intervistës për gazetën “Shqiptarja.com”, Marjan Gryka ish badigardi i Azem Hajdarit, njëherësh dhe kreu i shoqatës me emrin e Liderit të Dhjetorit hap dhe më tej dosjen e zezë të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha teksa e akuzon se është njeriu që ka helmuar liderin e Kosovës Ibrahim Rugova dhe vrau Azem Hajdarin.

Gryka thotë se shkaku i helmimit të liderit të Kosovës Rugova dhe vrasjes së liderit të dhjetorit Hajdari ishte zbulimi nga ana e tyre e dosjes së Berishës si spiun i UDB, dosje të cilën Presidenti i asaj kohe kishte tentuar me të gjitha mënyrat që ta eliminonte apo ta fshihte. Por që ish-badigardi i Hajdarit thotë se ishte një person atdhetar, por i frikësuar për jetën e tij dhe të familjes, ai që ia vuri në dispozicion Azemit që ishte në atë kohë kreu i komisionit parlamentar të Rendit dhe SHISH, në këmbim të katër pasaportave me viza për në SHBA.

Vetë Gryka është kujdesur për ta dërguar deri në aeroportin e Rinasit nën masa të forta, për ta mbrojtur nga çdo tentativë për eliminimin e tij nga njerëzit e Berishës nëse do të ishin në dijeni. Gryka thotë se kjo e vërtetë filloi të përhapej për të bërë bujë kur Hajdari me Rugovën e dërguan te një gazetë që të botohej kjo dosje, dhe pasi doli Saliu u tërbua. Pas këtij momenti, sipas ish-truprojës së Hajdarit dihet publikisht debati i ashpër mes Ibrahim Rugovës dhe Sali Berishës, ku Rugova i tha hapur se “ti je agjent i Serbisë dhe emisar i Ramiz Alisë”.

Gryka thotë se sot kemi Ibrahim Rugovën të vdekur pasi e helmuan dhe Azemin e vrarë pasi e tradhtuan, vetëm e vetëm për shkak se zbuluan dosjen e UDB ku Berisha kishte pseudonimin si spiun “Penicilina”. Gryka thotë se 80 për qind e drejtuesve të PD ishin brenda këtyre dosjeve, pavarësisht se kishte pasur përpjekje për të hequr dokumente, detaje dhe për t’i zhdukur që e vërteta të mos zbardhej.

Nga ana tjetër ish-truproja e Hajdarit akuzon politikën në Kosovë se ka shitur idealet e lirisë dhe se kanë krijuar monopolet e krimit, të trafiqeve dhe të prostitucionit. Gryka flet dhe për debatin që ka shpërthyer mes Fatos Klosit dhe Isa Mustafës, për rolin e ish-kryeministrit Pandeli Majko në luftën e Kosovës dhe shkatërrimin nga ana e Berishës së PD jo vetëm në Shkodër por edhe në Shqipëri.

Ai nuk ka munguar të flasë dhe për qeverinë dhe kryeministrin Rama që sipas tij nuk po mban fjalën për zbardhjen e vrasjes së Fatmir Xhindit, Remzi Hoxhës por dhe se pse nuk ushtron presion për zbardhjen e vrasjes së Olldashit si dhe të bankierit shqiptar, nuk rihap çështjen e vrasjes së Azem Hajdarit si dhe nuk dërgon Sali Berishën në burg.

Azem Hajdari në vitin 1995, teksa u vu në shërbim të luftës në Kosovë, në bashkëpunimin me elementët e parë të kësaj fillese, kishte deklaruar se të vetmet dosje që nuk gjendet janë ato të ish-agjentëve të UDB, akuzë që u pasua me përjashtimin e tij nga grupi I PD dhe më pas dihet fati i tij i keq. Mendoni se kush ka guxuar prekjen e dosjes së Berishës, apo kush dinte diçka për të u eliminua, duke filluar me Hajdarin por dhe me vdekjet misterioze të Gazidedes, Arbnorit, Zhulalit apo çmendjen dhe sëmundjet e të tjerëve në vijim?
Përsa i përket vitit 1995 Azem Hajdari punonte natë e ditë për të zbardhur dhe parë dosjet e agjenteve të UDB-së. Kurse në darkë, pasi i kishim përgatitur të fotokopjuara i verifikonim e lexonim dosje agjentësh dhe pseudonime, ku fatkeqësisht 80 për qind e figurave të PD-së na dilnin brenda këtyre dosjeve. Mirëpo në mes tyre shumë elementë, dokumente, apo detaje ishin hequr dhe ishin vjedhur që të mos zbardhej e vërteta dhe Azemi vendosi të ndjekë rrugën e ‘planit B’, të komunikojë me njerëz që kishin apo që vazhdonin të punonin aty në të dy kohët, monizëm dhe demokraci.

Jo rrallë unë i thoja me të qeshur: po ç’na duhen gjithë këto more Bac, ai me thoshte, po kërkoj të pamundurën! Mirëpo një natë dikush e telefonoi papritmas dhe sapo e mbylli telefonin Azemi tha: Zoti është i madh, dhe shpejt foli e më tha dil jashtë se po më sjellin dikë të më takojë. Shko merre e ruaje me jetën tënde. Shkova para shkollës së Gjuhëve të Huaja i takova personat dhe i thashë përveç ‘X’ asnjeri nuk do të vijë.

E mora. Ishte një person tek 55 vitet dhe mbante një dosje me vete. E dërgova në shtëpi të Azemit dhe pasi u ul ai tha: Çfarë më kërkove ta solla por t’i duhet të me mbash premtimin se unë pastaj jam i vdekur me gjithë familje. Azemi i tha që të mos ketë merak, shkoi në dhomë dhe i dha 4 pasaportat e veta, të cilat brenda kishin vizat për në SHBA! Pasi u përqafuan i premtuam se të nesërmen unë do t’i siguroja jetën në Rinas derisa të niseshin dhe e dërgova në shtëpi te rruga e Durrësit. Pasi u ktheva, Azemi nuk përmbahej nga gëzimi dhe po ia dërgonte ato letra dikujt me fax.

Në momentin që po ia dërgonte këto letra i tha se ‘po u vrava një ditë tek ti do jetojnë gjatë këto të vërteta të mëdha. Këto ia tha dhe në telefona, ku më pas e mora vesh dhe më tha dhe vetë se ishte dosja e agjentëve të UDB-së, pra 4 politikanëve ku në krye ishte Sali Rama Berisha(PENICILINA). Dhe nga këtu kjo e vërtetë filloi të hapej pak nga pak, ku Azemi me Rugovën e dërguan te një gazetë që të botohej kjo dosje, dhe pasi doli Saliu u tërbua fare.

Lexo edhe  “Zëdhënësja e FSHF-së, trafikante e kokainës” (FOTO)

Pas këtij momenti dihet publikisht debati i ashpër mes Ibrahim Rugovës dhe Sali Berishës. Në atë kohë Rugova i tha hapur: Ti je agjent i Serbisë dhe emisar i Ramiz Alisë. Sot ne kemi Ibrahim Rugovën të vdekur pasi e helmuan dhe Azemin e vrarë pasi e tradhtuan!!

Ka shpërthyer një debat mes Isa Mustafës, Fatos Klosit dhe është involvuar dhe Majko për rolin e tij në çlirimin e Kosovës nga thundra serbe. Mendimi juaj, për të gjithë këta personazhe dhe rolin e tyre në luftën e Kosovës?
Përsa i përket debatit të hapur mes Isa Mustafës dhe Fatos Klosit ish kryetarit të SHISH, duhet të kemi parasysh se Mustafa harron se çfarë detyre përfaqëson sot dhe bëhet aktor në një debat që i shkon për shtat, pasi Mustafa ish lojtar i SHISH e mik i ngushtë me kryetarin e sotëm të SHISH, debaton si koleg me Fatos Klosin duke u munduar të ketë vëmendjen e shqiptarëve, pasi askush nuk e ka mendjen tek ai sepse Kryeministër është akoma Thaçi e jo Isa, pasi Isa përfaqëson SHIK-un dhe tradhtinë dhe vete Thaçin që i jep urdhrat.

Situata në Kosovë duhet të kishte përmasa më të vogla të problemeve, por fatkeqësisht ajo ka më probleme se kurrë më parë. Ndaj e vërteta e çdo aspekti në Kosovë për politikanët që ka në krye fillon tek 320 pyetjet që u bën politikanëve Murat Jashari vëllai i Komandant Kumanovës, Ismet Jasharit. Këtu Murati i akuzon politikanët me emra për vrasje, me data e me orare, ku tregon pse Komandant Kumanova, vëllai i tij mori 18 plumba pas shpine. Këtë duhet të lexojë sot çdo qytetar kosovar, pasi sot Mustafa dhe Thaçi, me makinacionet e tyre burgosin djalin e Ibrahim Rugovës, Ukë Rugovën gjoja për trafik vizash etj.

Ukën e burgosin ata që i tradhtuan dhe helmuan të atin, Ibrahim Rugovën. Kështu që sot Rugovës nuk ia ka burgosur të birin Serbi por kolegët e tij të partisë! Janë po këta që vranë Xhemal Mustafën, krahun e djathtë të Ibrahim Rugovës. Pra misioni UDB në Shqipëri dhe Kosovë ka qenë më aktiv dhe më i zhvilluar se kurrë. Shikoni sot një politikan shumë të rëndësishëm në Kosovë, i cili është pronari i të gjithë kazinove, bordeleve dhe lokaleve që tregtojnë drogë, ndërsa i vëllai i tij është pronari i të gjitha firmave dhe karburanteve në Kosovë!

Ky është realiteti në Kosovë dhe që duhet të shohin e lexojnë kosovarët ku mafia politike ka mision ta emigrojë Kosovën që t’ia lirojë Serbisë. Ndërsa ish kreu i SHISH Fatos Klosi është i akuzuari kryesor nga Sali Berisha si organizator në vrasjen e Azem Hajdarit dhe si lirues i të dy burgosurve qe qëlluan atë ditë mbi Azemin!

Mendoni se qeveria Nano dhe më pas qeveria Majko kanë kontribut kryesor në luftën e Kosovës? Si kanë vepruar qeveritë shqiptare ndaj Kosovës pas çlirimit të tyre dhe më vonë pas shpalljes së pavarësisë?
Përsa i përket zotit Pandeli Majko ai mbetet një politikan pozitiv për Kosovën dhe shqiptarët dhe për çdo ç’tensionim në vatra apo momente të nxehta politike. Ndërsa Edi Rama hodhi një deklaratë në Serbi dhe mendoi se një qëndrim i tillë të çon diku, por harron se krimi politik është brenda dhe se edhe ai sot është i bllokuar, duke mos mbajtur asnjë pozicion si kryeministër ndaj krimit por vetëm hyn në debate familjare me Saliun ne parlament.

I rithemi edhe sot zotit Rama pse nuk del publikisht dhe t’u thuash shqiptareve pse akoma flet si në opozitë duke akuzuar Saliun, por për ta dërguar para drejtësisë nuk po ndërmerr asnjë hap, pse nuk deklarohesh publikisht se pse nuk zbardhet vrasja e Fatmir Xhindit. Pse nuk mban premtimin për zbardhjen e vrasjes së Remzi Hoxhës, pse nuk këmbëngul për zbardhjen e vrasjes së Sokol Olldashit, pse nuk zbardhet vrasja e bankierit, apo ngel pa media të shumta, sepse do të duhet të arrestohen ca pronarë TV dhe ca Fullanë që paguajnë vrasës.

Pse nuk del hapur për asnjë vrasje apo lepujt e pallateve tek prokuroria të kërkojnë mosveprim? As nuk guxove më të përmendësh rihapjen e çështjes Hajdari, apo sepse kërcënimi ndaj jush është shumë i fortë, Ja ku i ke dy organizatorët kryesorë, Fatos Nanon dhe Sali Berishën, pse nuk i arrestoni. Vetëm Meta ishte ai që arrestoi Saliun, nuk e di përse nuk arrestohet Saliu për të gjitha vrasjet që ka bërë.

Si e vlerësoni situatën politike në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit të këtij viti?
Për situatën politike në të dy krahët politike duhet të ritheksojmë se të dy krerët e partive e kanë privatizuar konkurrencën dhe të vetët i vënë kudo. Po marr si shembull qytetin e Shkodrës, ku “Dezinjatorja” Topalli për 2 vite luftoi kundër Bashës dhe ishte e distancuar nga partia.

Mirëpo i deleguari i Saliut në Shkodër, Arben Imami si një nga organizatorët në vrasjen e Azemit u dëbua nga vetë PD e Shkodrës. Dhe Saliu nuk kishte se me kë ta zëvendësonte tjetër dhe riktheu ‘Dezinjatoren’ e tejkonsumuar. Pasi rikthu Topallin urdhëroi që në listat për anëtarë të këshillit bashkiak të jenë edhe njëherë e gjithë ish kupola komuniste Xhemal Bushati, Filip Guraziu, e shume të tjerë që për vite me radhë ishin shkatërrimi i PD-së në këtë rreth.
sali

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakePabesueshme por e vertet…Nusja 10 vjeçe, dhëndëri 47 vjeç (Video)
Artikulli tjetërEkskluzive:Sulmohet zemra e Beogradit nga Terroristet