Shtëpi Lajme Lajmi i Fundit: Bunjaki e konfirmon largimin nga Kosova (VIDEO)

Lajmi i Fundit: Bunjaki e konfirmon largimin nga Kosova (VIDEO)

Shperndaje në Facebook.


Përzgjedhësi i Kosovës, Alber Bunjaki e ka pranuar se do të jap dorëheqje posa të fitojë ndeshjen e parë

Bunjaki gjatë konferencës për media pas humbjes 1:0 nga Kroacia, e ka pranuar se shumë shpejtë do të largohet nga Kosova.

Por, ai këtë ka thënë se do ta bëjë kur ta fitojë ndeshjen e parë.

“Rruga ime me Kosovën ka filluar në vitin 2002. Plani im ka qenë ma ia ofruar Kosovës lojtarët më të mirë që ka. Po më dhemb zemra që nuk po e arrijmë fitoren e parë, por Kosova ka me qenë gjithmonë prioritet i jetës time”, tha fillimisht Bunjaki.

“Po, Albert Bunjaki do të tërhiqet shumë shpejtë, por fillimisht dua me ja dhuruar një fitore Kosovës”.

Konferenca e trajnerit te Kosoves, Albert Bunjaki, pas humbjes 1:0 nga Kroacia.

Posted by Gazeta Express Sport on Sonntag, 3. September 2017