Shtëpi Video LAJMI I FUNDIT KETE ASKUSH NUK E KA PRITUR NGA OPOZITA !

LAJMI I FUNDIT KETE ASKUSH NUK E KA PRITUR NGA OPOZITA !

Shperndaje në Facebook.

IdzfJ

Gazeta Blic ka siguruar një dokument, që merret vesh të jetë përpiluar nga AAK dhe të jetë paraqitur si propozim për një listë të përbashkët me dy partitë tjera opozitare dhe me shoqërinë civile.

I njëjti dokument u është paraqitur edhe VV-së dhe Nismës, sikundër u është shpërndarë edhe disa përfaqësuesve të shoqërisë civile, por që akoma nuk ka pasur përgjigje rreth tij.

Në këtë dokument të siguruar nga Gazeta Blic, si formulë për marrjen e përgjegjësive është barazia e shprehur në kuotë: AAK 1, VV 1 dhe Nisma ½. Sipas këtij dokumenti, thuhet se kjo formulë vlen për të gjitha përgjegjësitë parazgjedhore dhe paszgjedhore.

Sipas këtij dokumenti, një kopje të të cilës e ka siguruar Gazeta Blic thuhet se bartës i listës është kandidati për kryetar të Kuvendit të Kosovës, i cili i takon njërës prej dy partive politike (VV ose AAK), derisa i dyti në listë është mandatar për formimin e Qeverisë dhe i takon asaj partie që nuk e ka bartësin e listës (VV ose AAK).

“Meqenëse propozimi i kësaj formule është i AAK-së, të drejtën për të zgjedh e para e ka VV (bartësin e listës ose mandatarin për formimin e qeverisë)”, thuhet ndër të tjera në këtë dokument.

Ndërkaq, sipas formulës së kësaj liste, një Zëvendëskryeministër i takon Nismës për Kosovën dhe një shoqërisë civile.

Ndërkaq, kuotat e Listës zgjedhore janë si në vijim: nga 40 kandidatë do t’i kenë AAK e VV, ndërkaq, Nisma do t’i ketë 20, derisa shoqëria civile vetëm 10 kandidatë.

“Me qëllim të koordinimit dhe të lehtësimit të kësaj marrëveshjeje, të krijohet një sekretariat Koordinues që do të përbëhet nga një përfaqësues i VV, AAK, Nisma dhe një koordinator nga shoqëria civile”, thuhet ndër të tjera në këtë dokument që e ka siguruar Gazeta Blic.

Zyrtarisht nga këto parti nuk kanë dashur të flasin, me arsyetimin se janë në negociata për formulimin e kësaj liste./ Gazeta Blic

leng-domateve-gote-dy-muaj-rezultate-mrekullueshme