Shtëpi Video LAJMI I FUNDIT: Sapo eshte vendosur kjo gje nga prokuroria e Kosoves...

LAJMI I FUNDIT: Sapo eshte vendosur kjo gje nga prokuroria e Kosoves per Astrit Deharin…!!

Shperndaje në Facebook.


Të gjithë ata që vizituan ish aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, do të bëhen pjesë e hetimeve të Prokurorisë Themelore në Prizren.

loading…

Burime brenda hetuesisë bëjnë të ditur se vizitorët e Deharit do të intervistohen nga organet e hetuesisë për zbardhjen e këtij rasti. Kjo pasi ka indikacione se dikush nga vizitorët të ketë shtyrë të ndjerin deri të vetëvrasja.

“Në të ardhmen do të intervistohen edhe personat të cilët kanë qenë pjesë e vizitës së Deharit. Janë hapur shumë pista të mbledhjes së informacione. Ka indikacione që dikush që ka marr pjesë aty gjatë vizitave ka mund të ndikojë në gjendjen e tij psikike”, bën të ditur ky burim për Indeksonline.

Po ashtu, burime të njëjta të Indeksonline, bëjnë të ditur se Prokuroria e Prizrenit në dhjetor, apo më së largu deri në janar pritet të dal me raport përfundimtar të këtij rasti.

“Në dhjetor mund të dorëzohen ekspertizat dhe prokuroria të dal me raport përfundimtar rreth rastit të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari”, bën të ditur ky burim.

Ndryshe, i ndjeri Astrit Dehari, ka vdekur në qendrën e paraburgimit në Prizren më 5 nëntor, deri sa po mbahej në paraburgim bashkë me pesë aktivistë të tjerë të LVV-së, Atdhe Arifi, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi nën dyshimet për planifikim, organizim dhe ekzekutim të sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës me datën 4 gusht 2016.

Dy javë pas vdekjes së tij, Raporti i autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe hetimet nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, erdhën në përfundimin se aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ka bërë vetëvrasje.

screenshot_4