Shtëpi Video LAJMI I FUNDIT/ SKANDAL I ZAVENDESKRYEMINISTRIT KUJTIM SHALAS Shikoni pamjet!

LAJMI I FUNDIT/ SKANDAL I ZAVENDESKRYEMINISTRIT KUJTIM SHALAS Shikoni pamjet!

Shperndaje në Facebook.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, dhe njëherësh ministri i Kulturës, Kujtim Shala edhe pse e kishte kritikuar në vazhdimësi PDK-në për keqpërdorime, ai me të ardhur në pushtet ka vepruar njëjtë. Gazeta Blic e ka siguruar një video, ku shihet se si fëmijët e tij barten me veturë zyrtare.

Një qytetar në kushte anonimiteti i ka treguar Gazetës Blic se thuajse çdo ditë, fëmijët e zëvendëskryeministrit barten në shkollë me makinë zyrtare.

“Gati çdo ditë fëmijët e zëvendëskryeministrit Shala barten me veturë zyrtare nga shkolla”, ka thënë ky qytetar.

Edhe në videon e siguruar nga Gazeta Blic, shihet vetura zyrtare e parkuar dhe që pret disa minuta derisa dy fëmijët e ministrit të Kulturës dhe një shokë i tyre, të lëshohen nga shkolla dhe të hipin në veturë zyrtare./ Gazeta Blic

Në fund të incizimit mund shihen fëmijët e ministrit Shala teksa futen në veturë zyrtare:

Screenshot_1