Shtëpi Lajme LANSOHET IPHONE 7, POR MUNGON DIÇKA!

LANSOHET IPHONE 7, POR MUNGON DIÇKA!

Shperndaje në Facebook.

revolucion

Phone 7 nuk do të ketë kufje tradicionale siç i ka pasur në seritë e deritashme. Apple kompania që prodhon iPhone tha se një vendi që zakonisht është vendosur koka e kufjeve do të përdoret për diçka tjetër.

Në vend të kësaj Apple ka vendosur të promovojë kufjet pa telefonon, të quajtur EarPods.

Kompania tha se ky është nja hap i guximshëm dhe shpresojmë që përkundër rrezikut që përdoruesit të kërkojnë një përshtatës tjetër për kufjet ekzistuese, të bëjnë zgjedhjen  re.

Apple bëri të ditura të rejat më të fundit në një ngjarje që është mbyllur në orën 21:00 sipas kohës lokale.

light

iPhone 7 gjithashtu ka dy kamera, por ekspertët e teknologjisë kanë dyshimet e veta në lidhje me këtë telefon pikërisht për shkak të kufjeve, raporton Insajderi.

“Është vërtetuar se njerëzit nuk i duan kufjet me wireless por i duan tjerat, ato tradicionalet për shkak se nuk kanë nevojë ti mbushin bateri”, tha Simon Lucas, redaktor i revistës “What Hi-Fi”, raporton BBC.

Por kolegu i tij nga revista “IDC” Franciso Jeronimo, tha se heqja e kufjeve nuk është se do të zbeh shitjet e telefonit.

“Njerëzit janë më shumë të interesuar të vendosin mes Android dhe Apple sepse Windos dhe Blackberry kanë rënë në treg, kështu që kufjet luajnë pak rol”, ka thënë ai.

iPhone 7 fillon me një çmim prej 649 dollarë. Ai ka opsione të hapësirës prej 32GB deri në 256GB

Kurse iPhone 7 Plus fillon me një çmim prej 769 dollarësh, me opsionet e hapësirës që fillojnë nga 32GB deri në 256GB./Insajderi.com