Shtëpi Kuriozitete “Lashë mjekësinë për psikologjinë, tani gjithë fisi kujton se jam çmendur”

“Lashë mjekësinë për psikologjinë, tani gjithë fisi kujton se jam çmendur”

Shperndaje në Facebook.

Një vajzë me origjinë nga Peshkopia na ka shkruar një mesazh mjaft domethënës për rininë shqiptare. Historia e saj nisi në muajt vendimtarë të maturës, kur fisi i saj, jo ajo, vendosi se çfarë dege duhej të zgjidhte për shkollën e lartë.

Ja si e nis ajo mesazhin:

Babai dhe nëna nuk më pyesnin mua. U ishte fiksuar ideja se, meqë isha nxënëse e shkëlqyer, duhej të bëhesha mjeke. U mblodh gjithë fisi dhe vendosën për mua. Më thanë se nuk kisha rrugë tjetër. Kështu bëra, me gjithë presionin, edhe pse doja tjetër degë, dhe njerëzit e mi organizuan festë. U mblodhëm nja 100 vetë”.

Fjalët e saj marrin ritëm tjetër, sepse historia ndryshon rrjedhë.

Vitin e parë e mbylla me sukses, sepse sinqerisht që isha e mirë me librat. Problemi ishte se unë nuk e doja mjekësinë. Gjithmonë kisha ëndërruar psikologjinë. Mjekët i kam urryer gjithmonë dhe e kisha të vështirë të hyja në spitale. Edhe sot, madje. Kështu, vendosa ta lë shkollën. Nga fundi i qershorit njoha një grua, e cila jetonte në Itali.

Ajo më mori më vete dhe rezultoi shpëtimtarja ime. Një vit e kalova pushim, por pastaj hyra në universitet për psikologji. Ajo më paguan gjithçka. Sot jam në vitin e fundit dhe po ia dal pa problem. Kam marrë që tani oferta pune, madje shkruaj në një gazetë për problemet e fëmijëve”.