Shtëpi Lajme Lazio zhgënjen keq Strakoshën (Foto)

Lazio zhgënjen keq Strakoshën (Foto)

Shperndaje në Facebook.

Thomas Strakosha, portieri i Kombëtares shqiptare, ka marrë një lajm të keq nga Lazio
Sipas Corriere dello Sport, drejtuesit e Lazios po synojnë t’ia vazhdojnë kontratën portierit italian, Federico Marchetti.

Ditë më par u raportua se romakët mund ta largojnë ish portierin e Cagliarit në fund të sezonit, edhe pse ka kontratë deri në vitin 2018, por si duket gjërat kanë ndryshuar.

Lazio nuk dëshiron të blejë portier të ri dhe për këtë po synon ta mbajë Marchettin, përcjell Express.

Por, edhe prania e në skuadër e portierit shqiptar, Thomas Strakosha, i ka bërë drejtuesit e Lazios që mos të mendojnë për transferimin e një portieri të ri.

Strakosha ka mbrojtur në disa ndeshje për Lazion këtë sezon dhe ka treguar se ka një të ardhme të sigurt në “Olimpico”. /Express/