Shtëpi Lajme LDK’ja i hakmerret Shpejtim Bulliqit, e përjashtojnë nga lista për deputet

LDK’ja i hakmerret Shpejtim Bulliqit, e përjashtojnë nga lista për deputet

Shperndaje në Facebook.

Ish deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, është larguar nga lista e kandidatëve për deputetë të kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
Bulliqi, në Rrokum Roll me Fidan Jupollin në TV Rrokum, e konfirmon një gjë të tillë.

“Para 1 ore, mbas një takimi të degës së LDK-së në Podujevë, është marrë vendimi që unëe mos me qenë kandidat për deputet nga kjo degë”, tha Bulliqi.

Sipas tij, shkaku i mosvotimit të Demarkacionit nga ana e tij dhe kundërshtimet e vazhdueshme ndaj kësaj marrëveshje me Malin e Zi, ka bërë qe me ardhë deri te ky vendim.

“Kjo është hakmarrje tipike që bëjnë individë të caktuar qe nuk ia donë të mirën LDK-së, të cilët më shumë punojnë për të mirën e tyre, sesa për atë të LDK-së”, shprehet Bulliqi.