Shtëpi Kuriozitete “Lidhja me biznesmenin e pasur më çon në qiellin e nëntë, por...

“Lidhja me biznesmenin e pasur më çon në qiellin e nëntë, por ai më ka…”

Shperndaje në Facebook.

LETRA

Kur unë fillova një lidhje me të dashurin tim tetë vjet më parë, e dija që ai po bënte seks me kolegen e tij të punës.

Unë jam 38 vjeç dhe ai është 53 vjec. Është shumë i bukur, i zgjuar, argetues dhe i pasur.

Unë punoj për një kompani shumëkombëshe dhe ai ka biznesin e tij. Ai është i martuar, por gruaja e tij nuk përmendet kurrë dhe ajo shpenzon pjesën më të madhe të kohës jashtë vendit në shtëpinë e tyre në Spanjë.

Ditet e para më çoi në teatër, dolem për darkë çdo javë dhe shkuam për fundjavë në hotele të bukura. Më bëri të ndihem ne qiellin e nëntë.

Unë isha e martuar, por u divorcova rreth dy vjet pas fillimit të lidhjes sime me te dashurin aktual.

E dija që i dashuri im kishte ende marrëdhënie seksuale me kolegen, por gjithnjë më siguron se nuk ka konkurrente për mua. Ajo është 55 vjeçe dhe tha se nuk kisha asnjë arsye për të qenë xheloze.

Por unë kur kaloj bllokun e banesave ku jeton ajo në rrugën për të shkuar ne punë ende e shoh rregullisht makinën e tij të parkuar jashtë.

Unë jam aq e dashuruar me të dhe i kam injoruar ndjenjat e mia deri tani, por tani nuk mundem më.

Tani jam e bindur se është duke me mashtruar, por seksi me të është gjithmonë i mrekullueshëm dhe ndihem e lumtur kur marr një mesazh prej tij ose i dëgjoj zërin, shkruan Shkodranews.

A ta injoroj xhelozinë time dhe t’i besoj atij? A janë instiktet e mia të sakta?

Përgjigja e DEIDRE: Sigurisht që duhet të besoni instiktet tuaja. Ju keni lejuar që i dashuri juaj të çojë gjërat kaq larg, ai nuk është duke i respektuar ndjenjat e tua ose inteligjencën tuaj.

Duket sikur kolegia e tij tani është gruaja e tij zëvendësuese në Britani të Madhe dhe modeli i tij është që të gënjejë të treja. Mundohu te shkeputesh nga kjo lloj lidhje.