Shtëpi Lajme Liverpool rrezikon, theu rregullin, bllokoi lojtarin minoren

Liverpool rrezikon, theu rregullin, bllokoi lojtarin minoren

Shperndaje në Facebook.

Liverpool rrezikon të ndëshkohet me bllokim të merkatos ose një gjobë të majme për shkak të thyerjes së rregullave për transferimin e futbollistëve nën 18 vjeç.

Lajmi publikohet nga e përditshmja britanike “Daily Telegraph”, sipas të cilit, drejtuesit e Premier League kanë nisur hetimet ndaj klubit të “The Reds” që tentoi të sigurojë në mënyrë të parregullt një futbollist 12 vjeçar të akademisë së Stoke City, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Stoke kishte një kontratë me futbollistin në fjalë për të cilin kishte paguar edhe tarifat e shkollës, ndërkohë që prindërit e tij dëshironin që këto pagesa të bëheshin edhe nga drejtuesit e Liverpool.

Në fillim, Liverpooli pranoi që të bëjë këtë pagesë deri në momentin që futbollisti të mbushte 16 vjeç, por më pas e tërhoqi ofertën e tij. Kjo për faktin se klubi anglez e kuptoi se me rregulloren e re ai duhej të paguante për arsimimin e të gjithë fëmijëve të akademisë së tij.

Si përfundim, futbollisti i ri mbeti pa skuadër ndërkohë që shpenzimet për pagesën e tarifave mbetën në llogari të prindërve të tij të cilët u ankuan te drejtuesit e Premier League, të cilët nisën edhe hetimet. Mësohet se Liverpooli po bashkëpunon në këto hetime, por futbollisti nuk do të mund të nënshkruajë në asnjë klub tjetër deri në momentin kur “The Reds” t’i paguajnë Stoke shifrën prej 57 mijë eurosh si dëmshpërblim.

/ Top Channel