Londër/Si u masakrua adoleshenti shqiptar nga bashkëkombasi

Londër/Si u masakrua adoleshenti shqiptar nga bashkëkombasi

SHPËRNDAJE

loading...

Vaso Kako është adoleshenti i 14-­të që është vrarë me thikë këtë vit në Londër. Mirëpo, “The Guardian” raporton se vrasësi i shqiptarit është arrestuar ditën e djeshme, dhe se ai është një 20­vjeçar.

Arrestimi i autorit ndodhi në qytezën Bongor Regis, në Suseksin Perëndimor. Vrasja ndodhi ditën e hënë, më 23 nëntor, në Hollouei të Londrës, pranë stadiumit të Arsenalit.

Policia shkoi në vendngjarje, por 17­-vjeçari kishte ndërruar jetë. Sipas autopsisë, ai ishte qëlluar me thikë në qafë dhe kishte humbur një sasi të konsiderueshme gjaku.

Lexo edhe  Zgjohet me zemër të re, ja çasti emocionues i djaloshit |VIDEO

Vëllai i tij, Bruno Kako, 25 vjeç, tha për “Evening Standard” se vëllai i tij ishte një person mjaft pozitiv dhe nuk krijonte probleme.

“Ai ishte një njeri i dashur, gjithmonë i qeshur dhe kishte dëshirë të dilte dhe të njihej me njerëzit. Ishte mjaft bujar me shokët dhe familjen.

Nuk e kam idenë përse mund të jetë vrarë, pasi nuk ishte njeri konfliktual”, tha ai. Ndërkohë, ende nuk dihet motivi i vrasjes së 17­vjeçarit shqiptar, por hetimet vazhdojnë.Londër/Si u masakrua adoleshenti shqiptar nga bashkëkombasi