Shtëpi Video Luana e zë ngushtë Lorik Canën: Të kam parë nudo (Foto)

Luana e zë ngushtë Lorik Canën: Të kam parë nudo (Foto)

Shperndaje në Facebook.

luana-2

Kapiteni kuqezi, Lorik Cana ka qenë i ftuar në rubrikën “Të çmendur pas…”, që transmetohet çdo të diel në emisionin “E Diell”, në “Top-Channel” dhe që drejtohet nga moderatorja dhe këngëtarja, Luana Vjollca.

Gjatë intervistës, kapiteni i Shqipërisë, ka lënë për një moment anash Kombëtaren dhe është ngacmuar për jetën private.

Në një moment, Cana foli edhe për fotot nudo, të cilat i kishte bërë për një revistë franceze në kohën kur ai ishte te Marseja.

Moderatorja e ka pyetur në një moment: “Çfarë do bëje për mua”? Dhe kapiteni përgjigjet pa hezitim: “Për ty jam gati të zhvishem”. Megjithatë Luana nuk është shtangur nga përgjigjja e tij dhe ka shtuar aty për aty: ‘Jo, nuk ka nevojë, të kam parë të zhveshur…”.

Kapiteni u zu ngushtë dhe kërkoi se për çfarë e kishte fjalën, por moderatorja bukuroshe e ka sqaruar menjëherë, duke i thënë se e kishte fjalën pikërisht për fotot  publikuar në internet gjatë kohës kur Cana luante në Francë te Marseill, para se të largohej në drejtim të Anglisë për te Sunderland.

luanaaa

canaa_1459187823-4033711