Shtëpi Lajme Luftë në rrjetet sociale mes Griezmannit dhe Neymarit (Foto)

Luftë në rrjetet sociale mes Griezmannit dhe Neymarit (Foto)

Shperndaje në Facebook.

‘MSN’ dëshmoi se është shumë e fuqishme për Villareal, përderisa Barcelona fitoi 4-1 në ndeshjen e djeshme.

Neymar shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 21-të – dhe këtë gol ai e shënoi me një festim të njohur.

Antonie Griezmann i Atletico Madrid është bërë sinonim me vallëzimin “Hotline Bling” që e përdorë për të festuar golat e tij, transmeton Gazeta Express.

Dhe natën e kaluar, Neymar bëri vallëzimin e njëjtë të Griezmann pasi shënoi për Barcelonën. Pas ndeshjes, francezi iu kthye Instagramit për të postuar një foto të dyshes në mes të festimit të golit.

Postimi u shpërnda me fjalët: “Top festim!”.

Pak pas kësaj, braziliani u përgjigj duke ri-postuar mesazhin e Griezmann dhe duke shtuar fjalët: “Kënaqësi vëlla”.

Klasë!