Shtëpi Video Lul Berisha shpërthen ndaj Shullazit: U pagua 200 mijë euro për të...

Lul Berisha shpërthen ndaj Shullazit: U pagua 200 mijë euro për të më vrarë

Shperndaje në Facebook.

Lulzim Berisha, i cilësuar nga prokuroria dhe policia si kreu i “bandës së Durrësit” ka deklaruar se nuk ka asnjë njohjeme Shullazin.

Lulzim Berisha, i dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Lartë, ka reaguar pas shkrimit të botuar në media se ai dhe EmiljanoShullazi janë bashkuar në një grup të vetëm.

Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Lulzim Berishakonfirmon se në mënyrë kategorike nuk ka asnjë njohjeme Shullazin.

Sipas tij, emrin e Emiljano Shullazit ai e ka hasur për herë të parë në procesin gjyqësor kundër tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku bashkëpunëtori i drejtësisë, Adriatik Coli, ka pohuar se kundërshtarët e tij e kishin kontraktuarShullazin si individ për ta ekzekutuar Berishën, kundrejt një pagese prej 200 mijë euro.