Shtëpi ShowBiz Majk takohet me “katilen” (Foto)

Majk takohet me “katilen” (Foto)

Shperndaje në Facebook.

Reperi Majk ka pak javë që solli projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Katile”.

Që në momentet e para kur u publikuar, kënga filloi të pëlqehet nga publiku, duke rrëmbyer miliona klikime në kanalin YouTube.

Jo vetëm kënga, por edhe klipi u prit vërtet mirë nga fansat, veçanërisht vëmendje të madhe tërhoqi edhe vajza në klip.

Valbona Bajraktari është vajza super seksi e cila u shfaq në klipin e reperit me bikini në një performancë mjaft të ngrohtë pranë pishinës.

Siç duket, Valbonën me Majkin i lidh një miqësi e mirë, kjo pasi së fundmi ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet pranë saj.

“Me katilen”, shkruan reperi në mbishkrimin e fotografisë.