Malaj: Buxheti i bashkisë Tiranë ka ulje taksash e kohezion social

Malaj: Buxheti i bashkisë Tiranë ka ulje taksash e kohezion social

Shperndaje në Facebook.


Arben Malaj, si një nga ekspertët e fushës së financave në vend pjesë e Këshillit Ekonomik Konsultativ i kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj e konsideron buxhetin e ri të bashkisë për vitin 2016 si një buxhet që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët, pasi janë vënë tre prioritete të cilat kanë të bëjnë me: Uljen e taksave, rishpërndarjen sociale dhe nxitjen e përdorimit të pronës.

“Buxheti do të ketë rritje dhe ai ndihmon biznesin e vogël. Do të ulen taksatndërkohë që do tyë rritet vetëm taksa e bazës. Po ashtu do të ketë ulje të taksave të banesës, duke përfshirë edhe biznesin me xhiro deri në 5 milion lekë në vit. Pra, në këtë buxhet taksat vendore i kemi ulur deri në 30%” ka deklaruar Malaj.

Sipas tij, tani e tutje duhet të ketë një komisioner i cili merret me çështjet për buxhetin e qytetarëve dhe për të ardhurat e bashkisë. Përveç kësaj, Malaj ka thënë se bashkisë i duhet stabilitet lidhur me financat.

“Në Bashki duhet të ketë një komisioner për buxhetin e qytetarëve dhe për të ardhurat. Mbi të gjitha duhet që bashkia të ketë stabilitet rreth financave të baskisë” shtoi ai.

Lexo edhe  Përfitimet shëndetësore të bananes: 20 arsye përse duhet ta hani çdo ditë

Për Malajn çështja e borxheve që ka bashkia është një problem që duhet konsideruar, pasi bashkia ka një borxh prej 31 milion dollarë, madje ka propozuar ehde miratimin një rezolute në Këhsillin Bashkiak për këtë çështje.

“Bashkia ka 31 milion dollarë borxhe. Duhet patjetër të shlyejë borxhet,madje unë do i propozoja bashkisë që të hartonte një rezolutë, nga drejtoria e financës, komisioni i ekonomisë dhe në Këshillin Bashkiak’ tha Malaj.

Sa i takon investimeve në bashki, Malaj thotë se duhet një bashkëpunim akoma më i madh me qeverinë qëndrore dhe transparencë maksimale, për të standardizuar investimet.

Lidhur me çështjen e ndërtimit, si sektor, sipas tij rruga më e mirë janë studimet afatgjata që kërkojnë kohë e lekë, ndërkohë që nuk duhet bllokuar i gjithë sektori, por duhet liruar sa më parë,ndonëse jo tërësisht.

Këto deklarata, Arben Malaj i bëri në studion e emisionit ‘Rreze Dielli” në Report TV.
leku

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakNgjarja në Bathore, policia kap në një hotel në Tiranë Elson Dacin
Artikulli tjetërNjë shqiptar nga Fieri, somelieri më i mirë në Itali